Ambasadorët e BE-së çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Kështu bën të ditur Evropa e Lirë. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot ishte në rend dite në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, grup ky që njihet si Coreper.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte paraparë të diskutohej më 23 nëntor, por për shkak të situatës lidhur me targat ishte shtyrë për 30 nëntor.

Ndryshe, vendimi për liberalizimin e vizave pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023, ose më largu 1 janar 2024.

Read Previous

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në Ishujt Falkland

Read Next

BE zbulon mashtrime me TVSH-të mbi 2 miliardë euro, Shqipëria pjesë e listës së zezë