Shtetet e Bashkuara sot kremtojnë përvjetorin e 240-të të pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar.
Me këtë rast, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar në X, duke riafirmuar angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë, “së bashku me miqtë tanë kosovarë”.
“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë”.
“Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë”, shkroi Ambasada Amerikane në X.