Ambasada italiane: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme

Aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës në veri, që rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe, shkaktoi reagim të ndërkombëtarëve.

Mbrëmë vonë reagoi Bashkimi Evropian, duke thënë se qeveria e Kosovës është zotuar për de-përshkallëzim të situatës por që nuk po e mban fjalën.

Të njëjtin reagim e përcollën më pas Ambasada gjermane, franceze e britanike, shkruan Indeksonline.

Sot ka reaguar edhe Ambasada e Italisë, duke thënë se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.

“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqishëm rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme” thuhet në reagimin e Ambasadës italiane./Indeksonline/

Read Previous

Murati publikon të dhëna për rritjen e shumës së pagave në sektorin publik dhe privat

Read Next

Reagon Bahtiri, i lutet karabinierëve italianë të mos provokojnë mbi Ibër