Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se janë mbushur të gjitha terminet për muajin tetor
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Ambasada Gjermane gjithashtu ka njoftuar se në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.