Ambasada e ShBA-ve uron kadetët kosovarë për diplomimin në Akademinë Ushtarake “West Point”

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar dy kadetët kosovarë të cilët diplomuan ditë më parë në Akademinë Prestigjioze Ushtarake të SHBA-së.

Ambasada ka shkruar se ka pritshmëri që kadetët e FSK-së do të japin kontribut të çmuar në Kosovë.

“Urime të gjithë të diplomuarve të Klasës së vitit 2024, dhe një thirrje speciale për Vesa dhe Andrin, kadetët kosovarë që u diplomuan në Akademinë Prestigjioze ushtarake të SHBA-së, West Point! Ne presim kontributin tuaj të çmuar dhe ndërsa ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me kolegët tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit këtë vit

Read Next

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së