Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje portalin rtv21.tv ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese.
Ai ka shtuar se SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojëËshtë përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.
Ky zëdhënës ka potecuar së se tashmë është përgjegjësi e liderëve të partive politike për të finalizuar konstituimin e Kuvendit dhe për të formuar një Qeveri të re stabile në pajtim me Kushtetutën.
Ndër të tjera thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin demokratik të Kosovës. /21Media