Ambasada Amerikane në Prishtinë në Ditën e Përkujtimit, ka kujtuar personat që kanë humbur jetën në shërbimin ushtarak.
Mirëpo këtë ditë Ambasada Amerikane e ka lidhur edhe me ruajtjen e paqes në Veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Ambasada ka thënë janë duke u angazhuar për stabilizimin e situatës në këtë pjesë.
“Sot amerikanët përkujtojnë Ditën e Përkujtimit, duke nderuar dhe vajtuar burrat dhe gratë që kanë humbur jetën në shërbimin ushtarak në Shtetet e Bashkuara, edhe pse trupat e KFOR-it të SHBA-së janë përsëri të angazhuara në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen në veri të Kosovës”. /Albanianpost.com
Today Americans commemorate #MemorialDay, honoring and mourning the men and women who have lost their lives in military service to the United States, even as U.S. KFOR troops are again engaged in NATO’s effort to keep the peace in the north of Kosovo. pic.twitter.com/U72BcxK4d9— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 29, 2023