Kurti bisedon me kryediplomatin italian: Është koha që të qetësohet situata në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Kurti dhe Tajani kanë folur edhe rreth situatës në veri.

Ata ranë dakord se duhet të zbatohet marrëveshja themelore me Serbinë dhe të qetësohet situata.

Gjatës së hënës një numër i protestuesve serbë janë afruar tek objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq .

Synimi i tyre është ndalimi i kryetarëve të zgjedhur që të dalin në vendet e tyre të punës.

Për sigurinë po kujdesen policia e Kosovës dhe KFOR-i.

/KlanKosova/

Read Previous

Vitia priti në takim Szunyogun, diskutuan për investimet në sektorin e shëndetësisë

Read Next

Ambasada Amerikane: Trupat e KFOR-it të SHBA-ve janë të angazhuara për ta ruajtur paqen në Veri