Ambasada Amerikane: Trupat e KFOR-it të SHBA-ve janë të angazhuara për ta ruajtur paqen në Veri

Ambasada Amerikane në Prishtinë në Ditën e Përkujtimit, ka kujtuar personat që kanë humbur jetën në shërbimin ushtarak.

Mirëpo këtë ditë Ambasada Amerikane e ka lidhur edhe me ruajtjen e paqes në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Ambasada ka thënë janë duke u angazhuar për stabilizimin e situatës në këtë pjesë.

“Sot amerikanët përkujtojnë Ditën e Përkujtimit, duke nderuar dhe vajtuar burrat dhe gratë që kanë humbur jetën në shërbimin ushtarak në Shtetet e Bashkuara, edhe pse trupat e KFOR-it të SHBA-së janë përsëri të angazhuara në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen në veri të Kosovës”. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti bisedon me kryediplomatin italian: Është koha që të qetësohet situata në veri

Read Next

VIDEO/ Një kolonë me automjete ushtarake të KFOR-it rrugës drejt Zveçanit