Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterët pa Kufij” për indeksin e lirisë së shtypit, ku Kosova renditet në vendin e 75 që shënon një rënie për 19 vende.

Ambasada amerikane në Prishtinë, në një postim në rrjetet sociale, X e Facebook, thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në X.

Ndryshe, Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta. /RTKlive/

Read Previous

“Na befasoi të gjithëve”, legjenda Zanetti zbulon surprizën e Interit

Read Next

​Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia