Alexander-Arnold prezantohet si lojtar i Real Madridit

Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold është zyrtarisht lojtar i Real Madridit, pas kalimit nga nga Liverpooli.

Alexander-Arnold është prezantuar sot (e enjte) si lojtar i ri i Los Blancos, në objektet e stadiumit Santiago Bernabeu.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, e mirëpriti atë në sallën e bordit të Real Madrid City, ku anglezi nënshkroi një kontratë që do ta mbajë në klub për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit të kontratës, Alexander-Arnold mori një replikë të stadiumit, një orë dore dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin 12 në pjesën e pasme.

Ndryshe, anglezi me ekipin e Liverpoolit gjatë 9 sezoneve pati 259 paraqitje, 18 gola dhe 64 asistime, me një rekord skuadre prej 171 fitoresh, 54 barazimesh dhe 34 humbjesh.

Transferimi i tij i fundit te Real Madrid për 10 milionë euro, i konfirmuar në maj 2025, ka shkaktuar reagime të përziera midis tifozëve të Reds, me disa të zhgënjyer dhe të tjerë mbështetës të sfidës së tij të re. /Telegrafi/

Read Previous

Elez ​Peci dëshmon për rastin në Banjskë: Sulm ushtarak i financuar nga Serbia

Read Next

KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit