Albin Kurti: Konsensus nuk ka, ne kemi bërë kompromis

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij ka bërë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por sipas tij, pavarësisht opsioneve të ofruara nga ai, nuk është arritur konsensusi.

Ai ka thënë se në takim ka bërë dy propozime, atë që kandidatja e partisë së tij, Albulena Haxhiu, të tërhiqet po që se në votimin e parë të fshehtë nuk merr 61 vota si dhe që të ketë marrëveshje për votim të kryetarit dhe nënkryetarëve në një pako. /Koha.net

Read Previous

Krasniqi: Takimi rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë

Read Next

Është hapur në Gjakovë galeria e artit “Ibrahim Ponosheci”