Akulli i detit Antarktik në vlerën më të ulët historike

Në korrik 2022, shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti vlerën e tij më të ulët në 44 vjet sipas të dhënave satelitore të monitoruara. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili publikon buletinet mujore të klimës për parashikimet afatmesme të motit në emër të Komisionit Evropian, sasia është 7% nën mesataren.

Sipas këtij raporti, oqeani Jugor është prekur nga zona të mëdha të përqendrimit nën mesataren e akullit të detit, nga detet Amundsen dhe Bellingshausen deri në zonën veriore të Detit Weddell,  si dhe pjesa më e madhe e Oqeanit Indian. Shtrirja e akullit të detit Antarktik ishte 4% nën mesataren, duke u renditur i 12-ti për muajin korrik në të dhënat satelitore, shumë më poshtë vlerave minimale të korrikut të regjistruara midis viteve 2019 dhe 2021″.

Globalisht, korriku i vitit 2022 është një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar, gati 0.4 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën raportuese midis 1991 dhe 2020, pak më i freskët se korriku 2019 dhe pak më i ngrohtë se korriku 2016, thotë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus, duke deklaruar se korriku “ishte i gjashti më i ngrohtë i regjistruar në Evropë; vala e të nxehtit i shtyn temperaturat në rekorde të reja lokale dhe kombëtare në zona të gjera perëndimore dhe veriore të kontinentit”.

“Masat kontinentale të hemisferës veriore kryesisht zbulojnë temperatura shumë mbi mesataren, thekson shërbimi Copernicus. Temperaturat ishin nën mesataren përgjatë Oqeanit Indian perëndimor, nga Briri i Afrikës në Indinë jugore deri në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore, si pothuajse në të gjithë Australinë”.

/A2News/

Read Previous

“Unë vdes pas çdo disfate, java pas është ferr”, pse argjentinasi Marcelo Bielsa është “El Loco” i vërtetë

Read Next

Drogë me postë nga Anglia, arrestohen dy adoleshentët në Tiranë