Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas plagosjes së sotme të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Përmes një reagimi në platformën X, Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak, duke i uruar atij shërim sa më të shpejt.
“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Our hearts and best wishes go out to Slovak Prime Minister Fico who has been shot and had been brought to a hospital. We are thinking of him and his loved ones.
We all wish him a quick recovery.
The perpetrators must be punished.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) May 15, 2024
Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i uroi shërim të shpejtë Ficos.
“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today's vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Zyra e Qeverisë sllovake tha se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve, dhe se ai u dërgua me helikopter në spitalin e qytetit Banska Bistrica.
Fico, 59, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.
Fico sapo kishte dalë nga një takim qeveritar kur një i dyshuar shtiu ndaj tij. /Telegrafi/