Një burrë nga Wisconsin mori një telefonatë të pazakontë zgjimi kur një copë akulli gati gjashtë kilogramë u përplas në tavanin e dhomës së tij të gjumit.
Ken Millermon tha se ishte në shtrat në shtëpinë e familjes së tij kur copa e akullit u përplas përmes çatisë dhe depërtoi brenda dhomës.
Pronari i shtëpisë e krahasoi zhurmën e rrëzimit me një shpërthim armësh.
Origjina e copës së akullit është një mister. Shërbimi Kombëtar i Motit në Chanhassen, tha se retë e stuhisë në atë zonë në mëngjes nuk ishin aq të forta sat ë shkaktonin breshër me madhësinë e copës së akullit.