Aktivitet përkujtimor në nderim të Legjendës Fadil Vokrri

Në nderim të kujtimit për Legjendën Fadil Vokrri dhe për të shënuar ditëlindjen e tij, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, organizon sot një aktivitet përkujtimor. Ky aktivitet do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar në orën 17:30.

Gjatë këtij aktiviteti, do të zhvillohen dy ndeshje:

Veteranët e Prishtinës vs Veteranët e Llapit dhe Veteranët e Kosovës vs Ekipi me përfaqësues të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Paraprakisht, ekipet pjesëmarrëse do të bëjnë homazhe në orën 16:30 tek shtatorja e Fadil Vokrrit, pranë stadiumit që mban emrin e tij.

Pas përfundimit të ndeshjeve, do të mbahet një koktej rasti në Kampin Nacional.

Read Previous

Policia e Kosovës shton prezencën te Liqeni i Ujmanit

Read Next

Mbi 100 të vrarë, luftime të ashpra mes ushtrisë dhe militantëve të Al-Shabaab