Aktakuzë ndaj hetueses policore, akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë– Departamenti i Krimeve të Rënda– Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B.,-hetuese policore, duke e akuzuar për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Sipas Prokurorisë, e akuzuara me kërkesë të mikut të saj A.P., me qëllim që ky i fundit të përfitojë përparësi që nuk i takojjnë, përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë, ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të të dëmtuarit F.M., duke ia dërguar mikut të saj në WhatsApp. E këto të dhëna, thuhet se A.P., i publikoi në një emision televiziv, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar – Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025”, thuhet në njoftim.

Me këto veprine, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Read Previous

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Read Next

Zyrtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë që vrapoi nga Kosharja në Prekaz