Policia e Shtetit ka mundur të ekzekutojë deri tani 31 masa sigurie “arrest me burg”, të lëshuara nga Gjykata e Posacme pas aksionit të SPAK kundër emigrantëve të paligjshëm.
ABC News mëson se aksioni po ndiqet nga “Eurojust” në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, Kosovën dhe Shqipërinë.
Sakaq, raportohet se në total janë kryer edhe 50 kontrolle banesash, ku janë gjetur pasaporta të falsifikuara në mënyrë që emigrantët ta kishin më të sigurtë kalimin drejt vendeve të BE.
Theksojmë që emigrantët e lindjes shfrytëzojnë Shqipërinë për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian, por për të arritur qëllimin e tyre provojnë çdo taktikë, qoftë edhe lidhja e kontratave false me biznese vendase./abcnews.al