Aksioni i Krimeve Ekonomike, pranga edhe për katër zyrtarë komunalë

Në aksionin e Krimeve Ekonomike për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, pritet të arrestohen edhe katër zyrtarë komunalë.

Nga ky aksion që do të zhvillohet në disa qytete, pritet arrestimi i më shumë se 20 personave.

Përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku numri i të arrestuarve do të jetë 9, ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.

Burimet e Sinjalit njoftuan se cak i aksionit aktualisht janë edhe këto komuna: Podujeva, Vitia, Fushë Kosova dhe Istogu./GazetaSinjali/

Read Previous

I mituri rrah nënën dhe motrën 11-vjeçare

Read Next

Shoqërohen në polici dy shtetas të Serbisë, njëri nga ta kapet me ID të EUROPOL-it