Aksion policor në Komunën e Gjakovës

Përmes një aksioni patrollues Policia e Kosovës në Gjakovë ka sekuestruar paisje elektike të punës gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Prishtinës.

Përmes një deklarate për tv Syri shefi i sektorit të hetimeve në stacionit Policor Kapiten Emin Hoxhaj ka thënë se “Me datë 30.03.2021 rreth orës 02:00 të mëngjesit patrullat policore kishin ndalur dy persona me automjetin e tyre me targa të Prishtinës, gjatë kontrollit për siguri në brendi të automjetit janë gjetur disa paisje elektrike që dyshohej se ishin të vjedhura.

Në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy persona dhe mjetet në fjalë janë konfiskuar.

Read Previous

“Krime që nuk harrohen”, monografi nga Mevlyde Mezini Saraçi

Read Next

ZION WILLIAMSON – NJË NGA SUPER YJET E ARDHSHËM TË NBA