Aksidenti i rëndë në Hamburg, konfirmon policia gjermane: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Mes pesë viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, tre janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Sipas informacioneve të DPA, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Read Next

​Prishtina kandidon që të shpallet “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024