Aksidenti ajror në SHBA, Konjufca: Ngushëllime të sinqerta

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën.

Konjufca thekson se është pikëlluese humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror.

“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, ka shkruar Konjufca në postimin në Facebook. /RTKlive

Read Previous

Tesla e zhgënjyer me të ardhurat dhe fitimin në tremujorin e katërt të 2024

Read Next

Marine Le Pen: Franca duhet të ndjekë taktikën e Trump ndaj Kolumbisë për dëbimin e emigrantëve