Sonte rreth orës 20:00 në rrugën Tirana e njohur si rruga Tranzite në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas policisë së trafikut të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete njëra e tipit Mercedes dhe tjetri Skoda.
Policia e trafikut rajonal ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar se si ka ardhur deri tek aksidenti i cili është edhe me dëme materiale.
Për televizionin Syri Policia ka njoftuar se pas kësaj palët do të intervistohen dhe rasti do të hetohet nga njësiti i komunikacionit rrugor të drejtorisë së policisë rajonale të Gjakovës.
Për më tepër informacione rreth këtij aksidenti TV Syri do të ju mbajë të informuar.