Aksident trafiku në fshatin Lugbunar në Gjakovë

Në një raport të dërguar nga Policia e Kosovës, dhe nga disa materiale të siguruara nga redaksia e TV SYRI, është bërë e ditur që sot në fshatin Lugbunar të Komunës së Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Raporti i plotë i Policisë:

Rreth orës 14:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Lugbunar.

Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të perfshirë kanë qenë tri automjete (dy vetura dhe një kamionetë).

Për pasojë përveç dëmeve materiale të paktën dy persona kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore (me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal).

Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Read Previous

Theodora Bakoyannis zgjedhet raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Read Next

Escobar e Lajçak: Jemi të shqetësuar me situatën në veri të Kosovës – mund të shndërrohet në konflikt rajonal