Në fshatin Doblibare ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur mes veturës zyrtare të DKA- së në Gjakovë dhe një qytetari. Aksidenti dyshohet se ka ardhur përshkak se automjet i komunës ka filluar papritmas ndryshimin e shiritit të rrugës, duke dalë në anën tjetër të saj ku është goditur nga automjeti tjetër, i cili ishte duke ardhë në përballëkalim. Sipas raportit të policisë për pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe tre qytetarë kanë pësuar lendime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim mjeksor në emergjencë.
Tv Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.