Dy arrestime në Gjakovë, konfiskohen AK-47, pistoletë, fishekë
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi fatal.
Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera rreth aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore. /GazetaSinjali/