Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve raportohet të ketë marrë lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. /GazetaSinjali/

Read Previous

Aksident tjetër me fatalitet në Kosovë, humb jetën një person në Ferizaj

Read Next

27 vjet nga çlirimi i Shqiponjës, përkujtohen të rënët