Kolonë e madhe është shkaktuar në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pasi sipas informacioneve të para dyshohet se vetura ka shkelur dy fëmijë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Express se të lënduarit po trajtohen nga mjekët, ndërsa me aksidentin po merret policia.
“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreht orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor.
Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, tha Kelani për Express./GazetaExpress/