Aksident në “Rrugën e Kombit”, përfshihen 6 vetura e lëndohen 2 persona

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në “Rrugën e Kombit”.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë.

Deri në këto momente bëhet me dije se dy persona janë plagosur nga aksidentit, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident, teksa nuk përjashtohet dhe ngrica në rrugë./a2news/

Read Previous

​Dita Ndërkombëtare e Maleve

Read Next

Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura e kamionë