Aksident në Krujë, lëndohen tre të rinjë nga Kosova

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven në Shqipëri, ku u lënduan tre të rinj nga Kosova.

ikurse njofton policia shqiptare si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe. Ato gjenden tani nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

2640 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot pritet të merret vendimi për masat e reja antiCOVID

Read Next

Qeveria e Kosovës mblidhet sot