Një aksident trafiku ka ndodhur sot herët në mëngjes në fshatin Fshaj të komunës së Gjakovës, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.
Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).
Si pasojë e aksidentit, personi i goditur ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Ndërkohë, automjeti i përfshirë është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit të shoferit dhe sqarimit të plotë të rrethanave.
“Rreth orës 06:30 është pranuar informata se në fshatin “Fshaj”, komuna e Gjakovës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, personi ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa automjeti i përfshirë është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet janë në zhvillim e sipër me qëllim të identifikimit të automjetit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.”Vlera Krasniqi, zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP-Gjakovë