Aksident në Gjakovë

Ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale në urën mbi lumin Erenik, konkretisht në rrugën që qon në drejtim të Shkugëzes.https://www.syri-vision.tv/

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos respektimit të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të përfshira në aksident janë dy vetura ndersa lëndime në njerëz nuk ka, kështu ka pohuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Kapiten Albin Sahatqija për TV Syri.

Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura që ka qenë në lëvizje nga ana e majt dhe e ka goditur veturën që ishte në shiritin përballë të lëvizjes dhe nga shpejtësia ka kaluar jasht shiritit që ndanë rrugën dhe me gomën e pasme e ka goditur makinën duke shkaktuar dëme materiale.https://www.syri-vision.tv/

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe rasti vazhdon me procesurë të rregullt ka thënë mes tjerash Sahatqija.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

​Në Shqipëri 4 viktima dhe 30 të infektuar me Covid-19

Read Next

Nagavci: Granti për arsimin parauniversitar do të jetë mbi 201 milionë euro