Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Celinë të Rahovecit.
Rastin për TV Syrin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Në fshatin Celinë, në rrugën Gjakovë-Prizren, rreth orës 14:20, një kamion dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tre persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.” /tvsyrivision/
Më poshtë pamjet nga ky aksident: