Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë – Gjilan, humb jetën një 34 vjeçar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 22:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës A. S, mashkull, 34 vjeç është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Studimi: Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave

Read Next

Inflacioni në Eurozonë arriti në 9.9 për qind