Studimi: Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave

Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave.

Kështu shprehen studiuesit amerikanë nga Universiteti i Ohio-s dhe kanadezë nga Universiteti i Otawa-s, duke cituar rezultatet e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian”.

Sipas rezultateve të studimit, rritja e temperaturave globale po bën të mundur që viruset dhe bakteret të fshehura në akullnaja dhe ngrica të rishpërndahen te kafshët e zonës.

“E vetmja gjë që mund të themi me garanci të plotë është se rreziku i përhapjes së viruseve vjen bashkarisht me rritjen e temperaturave”, deklaruan studiuesit.

Ata shtojnë se nuk dihet ende me siguri nëse ky efekt do pasojë me një pandemi të mundshme.

Ndërtimi i ngjarjes

Studiuesit mblodhën fillimisht mostra dheu dhe sedimenti nga Liqeni Hazen.

Kjo e fundit, është afër vendit ku vërshonin sasi të vogla, të mesme dhe të mëdha të ujit të shkrirë nga akullnajat lokale.

Në fund të këtij hulumtimi ato arritën në rezultatin që këto viruse  mund të infektojnë grupe organizmash .

Së pari, Arktiku po ngrohet me shpejtësi dhe rreziqet kryesore për njerëzimin janë nga ndikimi i tij në klimën tonë.

Së dyti, sëmundjet e rralla po gjejnë rrugën e tyre në komunitetet dhe ekosistemet e cenueshme të Arktikut.

Pas hulumtimit, studiuesit njoftuan se kishin gjetur material gjenetik nga 33 viruse – 28 prej tyre të reja.

Bazuar në vendndodhjen e tyre, viruset u vlerësuan se ishin afërsisht 15 mijë vjeçare të vjetra.        

 /Albanianpost.com

Read Previous

​Dyshohet për krime lufte në Istog, arrestohet një boshnjak

Read Next

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë – Gjilan, humb jetën një 34 vjeçar