Aksident komunikacioni në rrugën “Gaspër Karaqi”, lëndohen dy zyrtarë policor dhe një qytetar

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë.

Rastin për TV Syrin e ka konfirmuar edhe Sheremet Elezaj, udhëheqës i zyrës për informim në DRP-Gjakovë.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë, vetura që bënte transportin e viktimës . Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Read Previous

Jep dorëheqjen shefja e Shërbimit Sekret amerikan

Read Next

Një tërmet e godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa zona