Aksident në magjistralen Deçan-Pejë, përfshihen dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Deçan-Pejë, në fshatin Lëbushë.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërkaq raportohet se ka pasur edhe të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nga aksidenti janë lënduar pesë persona. Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. /Telegrafi/

Read Previous

Rrëfimi i rrallë i Majlinda Kelmendit: Doktorët më thanë që nëse s’e ndali xhudon do të paralizohem

Read Next

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa, ajo është Serbia