Aksident ajror në Rusi: Rrëzohet avioni pranë aeroportit të Moskës

Një avion i vogël është rrëzuar në shtetin rus këtë të enjte.

Sipas raportimeve të mediave lokale, avioni ishte i modelit Tecnam P-2002JF Sierra dhe ra pranë aeroportit Myachkovo të Moskës.

Si pasojë e këtij incidenti, humbën jetën 2 persona përfshirë ish pilotin ushtarak Vitaly Kiyashko.

“Ish-piloti ushtarak Vitaly Kiyashko, i cili ishte një instruktor fluturimi, ishte në mesin e dy personave të vrarë në aksident. Personi tjetër në bord, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident, ishte gjithashtu një instruktor fluturimi”, shkruajnë mediat ruse.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Read Next

Sot fillon sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll