AKRK dhe ZRrE diskutojnë për liberalizimin e tregut të energjisë

Autoriteti i Konkurrencës bashkë me Zyrën e Rregullatorit për Energji kanë mbajtur takim për të diskutuar rreth procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.

“Nga Bordi i ZRrE-së jemi njoftuar se liberalizimi i tregut ka qenë një angazhim i ZRrE-së që nga viti 2017, i cili është ndërprerë përkohësisht për shkak të pasojave të pandemisë  dhe të krizës energjetike, të cilat krijuan pasiguri në furnizimin dhe stabilitetin e tregut të energjisë. Megjithatë, tani sipas Bordit të ZRrE-së janë plotësuar kushtet e nevojshme për t’u mundësuar konsumatorëve që përmbushin kriteret të kalojnë në treg të hapur dhe të përfitojnë nga mundësitë e konkurrencës. Sipas ZRrE-së numri operatorëve të licencuar deri më tani është 21 kompani. Me këtë rast këto operator do të kontaktohen nga Autoriteti i Konkurrencës me qëllim avokimin për politikën e konkurrencës në sektor të liberalizuar”, thuhet në njoftimin e AKK-së në facebook.

Sipas këtij postimi, AKK do të realizojë monitorimin e procesit dhe nuk do të lejojë keqpërdorimin e “Pozitës Dominuese individuale, e cila mund të ketë  mbi 40% të tregut relevant, si dhe ndërmarrjet e përbashkëta ose grupimi i ndërmarrjeve të cilat kanë mbi 60% të tregut përkatës”./rtklive

Read Previous

Cakolli: Deputetët erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari

Read Next

Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim