Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos tregohet e vonuar për masat kufizuese të pandemisë që merr në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të AKB-së:
“Kosova e infekton Europën e trazon Ballkanin me masa kufizuse mbi 170 të vdekur për një javë në vend
Qeveria e kosovës si gjithë herë ose ngutet ose vonohet të merr vendime të duhura në të mirë të qytetarve dhe të bizneseve.
Masat e çliruara pa kushte në mes të verës për të ju hi në hatër klubeve të natës e dasmorve nëper ahengje me diasporen solli një gjendje të rënd në vend duke krijue humbe të madhe ekonomike e jetra njerëzishë ku mbi 170 të vdekur mbrenda një jave të cilët ishin të pa fajëshëm që lanë mbrapa familje dhe shoqëri të mërzitur për sa ata të janë gjallē.Po kush është përgjegjës me siguri ajo shpërndahetë duke tentuar ti ik secili por në fund i askujtë.
AKB e vlerson se përgjigjësia për ruajtjen e shëndetit publik i takon institucioneve shtetrore kurse për ruajtjen e shëndetit individual secilit.Qeveria e para e nxiti dhe trazojë ballkanin me masa kufizuse dhe me vendimin për të i ndaluar qytetarët dhe bizneset e të gjitha vendeve që pa teste dhe vaksina mos të hynë në Kosovë,nese merren statistikat se sa qytetar hyn në kosovë për vizit mbrenda viti nga regjioni dhe sa hynë diaspora jonë gjatë pushimieve atëher del se vendimi i qeverisë në verë ishte ngutshëm e tash i vonuar me plot pasoja shëndetsore dhe humbje ekonomike.
Disa vende në EU të infektuar e fajsojnë Kosovën dhe kanë futë në semafor të kuqë për vizitë , diasporen tonë në karantinë duke i dhënë vendit imazh të keq.Kosova edhe në këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetsore nuk pranon donacione për vaksina së paku nga dy shtete dhe ju skadon afati mbi 100 mijë vaksinave të cilat kanë një kosto të lartë financiare.Kosova nuk tejkalon problemet shëndetsore me orë policore por me avancim të rritjeve të shërbimeve shëndetsore e publike”.