AKB: 2022 ishte vit i turbulencave të thella ekonomike

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar vitin 2022 si vit i turbulencave ekonomike globale , e cila e ka kapluar edhe Kosovën.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se kjo krizë është reflektuar me ulje te thellë ekomomike nga 10.7% sa ishte në vitin 2021, tani sillet rreth 3% për këtë vit.

Më tej ai theksoi se inflacioni rreth 20% e goditi edhe njëherë biznesin dhe qytetarin duke e devalvuar euron rreth 14%, e kjo ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve mesatarisht 30 % kurse bankat komerciale rritën interesin rreth 6%.

Kreu i AKB-së shtoi se edhe informaliteti shënoi rritjen rreth 35% duke përfshirë këtu edhe papunësinë e cila është mbi 35%, që ndikoj edhe mungesa e investimeve kapitale. Është rrit varfëria, ku rreth 23% te qytetarët të cilët jetojnë më pak se 2 euro në vit.

“Kosova po ashtu stagnoj edhe në integrim, ku nuk u anëtarësua në asnjë mekanizëm ekonomik ndërkombëtar këtë vit”, tha Shahini.

Më tej ai theksoi se Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nuk është mbledhur asnjëherë edhe përkundër kërkesave dhe situatës së rënduar ekonomike në vend, po ashtu edhe dialogu social ekonomik ka stagnuar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

IKShPK thotë se pandemia COVID-19 s’ka mbaruar

Read Next

Kushtetuesja ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990-të