Një sport mjaft i popullarizuar në mbarë botën është edhe volejbolli, e në qytetin e Gjakovës këtë fakt e dëshmon edhe interesimi i shumë fëmijëve për të qenë pjese e akademisë së volejbollit “Vëllaznimi”. Blendi Haxhikadrija, trajner në këtë akademi na tha se kjo akademi po rritet nga dita në ditë.
Përveç volejbollistëve që kjo akademi ka nxjerrë, dhe të cilët kanë arritur të jenë pjesë e përfaqëusese së Kosovës në këtë sport, sfidë kryesore për avancimin tutje të këtij sporti, sipas trajnerit Haxhikadrija mbetet mungesa e sallave.
Por pavarësisht sfidave, fëmijët e kësaj akademie shprehen shumë të lumtur që janë pjesë e këtij sporti, këhtu duke i inkurajuar edhe fëmijet tjerë që të mirren me këtë sport.
Ndër të tjera theksojmë që kjo akademi stërvitjet i zhvillon të martën, të enjten dhe të shtunën në fundjavë.