Ajri i ndotur sjell probleme mendore

Studimi i ri britanik i bërë në Londrën jugore vë në pah edhe një herë rolin negativ të ndotjes së ajrit në problemet mendore të njerëzve që i ekspozohen atij.

Niveli mbi 15 mikrogram/metër kub i NO2 është treguar se shkakton për 32% rritje në adresimin e mjekut për probleme mendore.

Dhe për 18% shtrimin në spital për këtë arsye.

Edhe një tregues shtesë të dhënave të mëparshme që e ndërlidhin ndotjen e ajrit me çrregullimin e ankthit, depresionin, uljen e nivelit të inteligjencës, demencën dhe shkallën e vetëvrasjeve./Botasot

Read Previous

20 raste të vdekjes dhe 932 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan