Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav ka nisur sot detyrën e tij të re si Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në postimin e tij në “X”r, Orav shprehu entuziazmin për bashkëpunimin me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar angazhimin e tij për avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, mbështetjen e reformave dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Pres me padurim të punoj ngushtë me partnerët tanë për të çuar përpara marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike, për të mbështetur reformat dhe për të sjellë Kosovën më afër BE-së,” shkroi Orav, duke theksuar rëndësinë e njohjes së Kosovës dhe njerëzve të saj.

Me fillimin e këtij mandati, Orav premton të përkushtohet në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa synon të ndihmojë në përparimin e vendit drejt një të ardhmeje evropiane. /Telegrafi/

Read Previous

Neville: Premier League duhet të ndryshojë rregullat për të lejuar shpenzime më të mëdha nga Newcastle

Read Next

BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi