Ahmeti paralajmëron se në Prishtinë do të fillojnë punime në rrugë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar fillimin e punimeve në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.

Punimet pritet të zgjasin afro 2 muaj, ndërsa janë paralajmëruar tollovi në komunikacion.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.
Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale” shkruan Ahmeti në njoftim./Indeksonline/

Read Previous

U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarve për vjedhjen në Thesarin e Shtetit

Read Next

Arrestohet një i dyshuar dhe një 19 vjeçare e dënuar për dy raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda