Agon Batusha reagon pas publikimit të emailit të tij nga komuna e Gjakovës

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Agon Batusha ka mbajtur një konferencë për media. Kjo pas publikimit të disa dokumenteve nga komuna e Gjakovës, lidhur me sanimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga”, në Çarshinë e Vjetër. Sipas Batushës procedurat e ndjekura nga komuna kanë qenë të gabuara.

Batusha shtoi se ka pasur shumë pak informacion rreth projektit, teksa thotë se Zyra e Urbanizmit ka nisur punimet pa pritur periudhën e ankesave që parashihet në vendimin e lëshuar nga Ministria për Kulturë Rini e Sport.

Sa i përket publikimit të e-mailit personal, ndër të tjera Batusha tha se ai nuk është i vetmi që është ankuar dhe publikimi i emailit të tij ka qenë i qëllimshëm.

Ndryshe gjatë ditës komuna e Gjakovës përmes faqes zyrtare ka njoftuar se kanë respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi sa i përket kontratës për sanimin e rrugës te “Sylejman Hadum Aga” në Çarshinë e vjetër.

“Sipas komunës shkresa e Ministrisë së Kulturës për pezullim të punimeve duhet të qartësohet me urgjencë. Ky është rast eklatant i dëmtimit serioz të buxhetit komunal, veçanërisht i bizneseve komunale dhe rrjedhës së projekteve në komunën tone”, thuhet në postimin e komunës së Gjakovës.

Read Previous

Vuçiq: Kthejeni gjendjen e para 20 shtatorit dhe pastaj do të flasim

Read Next

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër