Agjencitë inteligjente të ShBA-së njoftuan Rusinë për sulmet e mundshme

Një zyrtar amerikan i ka thënë rrjetit televiziv CBS, se ShA-ja i ka ofruar inteligjencë qeverisë ruse- disa specifika në lidhje me sulme të mundshme.

Ani pse nuk e kishin për obligim ta njoftonin, agjencitë amerikane që prej muajit nëntor kanë njoftuar qeverinë ruse për sulmet e planifikuara, me qëllim që të paralajmëronin vendet që ishin për cak.

Burimi, i afërt me inteligjencën amerikane, ka thënë se kishte rrjedhje të shumta të informacioneve mes ShBA-së dhe Rusisë në lidhje me planet e ISIS-it për ta sulmuar Rusinë.

Mirëpo deri më tani nuk dihet se kur ShBA-ja e njoftoi zyrtarisht Kremlinin për këto sulme.

Zyrtarët rusë kanë thënë se numri i personave që u vranë ka shkuar së paku 60. /Reporteri.net/

Read Previous

Mbeturinat bllokojnë trotuaret

Read Next

“Në Kombëtare koha është e artë”, Sylvinho kritik: Na mungoi pothuajse gjithçka