E vetmja arsye që mund ta ndalë së vizituari Shkugëzën është moti me temperaturë të ulët. Ka 20 vite që Agim Idrizi e shfrytëzon këtë hapësirë rekreative dy herë në ditë. Të ecësh në këtë vend të rrethuar me pisha e drunjë të ndryshëm është bërë rutinë për të. Por, ka një gjë që po e preukupon. Shkatërrimi i ambientit rreth e përqark nga vet dora e njeriut.
Idrizi nuk ka qëndruar vetëm duke vrojtuar por ai shpesh herë ka vepruar duke ndaluar veprime të cilat i kanë kontribuar degradimit të Shkugzës.
Ndryshe, stina e vjeshtës i shton akoma më shumë veçantinë kësaj hapësire. Gjethet fillojnë të ndryshojnë ngjyrë, nga e gjelbërta në të artë. Ditët me diell janë një arsye shtesë që adhuruesit e natyrës të drejtohen në këtë vend. Ndërsa ata që ruajnë dhe kujdesen për natyrën apelojnë që të tjerët të mos e ndotin vendin që vet mund ta shfrytëzojnë.