Zhongluesi i njohur kosovar, Agim Agushi, ka thyer një tjetër rekord historik, shkruan Zeri.info.
Së bashku me Bujar Ajetin, ata thyen rekordin e zhonglimit të topit në çift për 34 minuta dhe 2 sekonda.
Këtë rekord të ri Guinness Agushi vendosi ta thyejë para zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Postimi i Agim Agushit në rrjetin social “Facebook”
Rekordi i ri GUINNESS!
34 min 02 sec
8.Prill.2021/Prishtinë
Agim Agushi&Bujar Ajeti ./Zeri.info