Rukiqi: Qeveria do të subvencionojë 50% të qerasë dhe pagës së punëtorëve për bizneset e prekura nga masat e fundit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në takimin që ka pasur me ministrin e Financave janë pajtuar që sektorët e prekur nga masat e fundit do të subvencionohen.

Ai ka thënë se këtyre bizneseve do tu paguhet 50 përqind e qerasë dhe pagës së punëtorëve.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen në fund të prillit ose në fillim të majit.

Postimi i plotë i tij:

Sapo përfunduam nje takim shumë përmbajtësor me Ministrin Hekuran Murati

U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të:

– Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve;

– Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë;

– Mjetet do të ndahen, në fund të muajit Prill, ose më së largu në fillim të muajit Maj.

Gjithashtu do të ndërmirren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, perfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë.

Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese.

Read Previous

Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyejnë rekordin e Guinnessit

Read Next

Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyejnë rekordin e Guinness për zhonglimin e topit në çift